‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan

Për deputetin Dash Sula, Berisha i preku karrierën politike. Më tej Sula vijoi duke thënë se janë lënë jashtë listave persona që kanë kontribuar dhe janë futur të tjerë.

Sula theksoi se nuk priste të fitonte primaret dhe se është një prej depuettëve më të kërkuar të Elbasanit.

“Zemra ime nuk rreh më për Berishën. Mu përplas dera në fytyrë nga Berisha, më preku karrierën politike në kulmin e saj. Ditët dhe javët dhe muajt në vijim gjithsecili do marrë përgjigjen e vet, unë po pres 12 majin dhe 15 majin deri në 28 korrik që të shkojë në parlament dhe aty do shikoj, o do shoh Ramën duke qesh dhe duke qarë Berishën ose e kundërta. Unë do jem i kënaqur në të dyja rastet. Në 2005 u futa në politikë me kërkesën e demokratëve të Peqinit.

Jam ndër deputetët më të votuar të qarkut të Elbasanit dhe në 2005 më nxorën të parin në Shqipëri. Kisha dyfishin e votave të mia krahasuar me partinë. Qoftë Berisha apo njerëzit e tij të cilët nuk është më Berisha i 2005 që i merr vendimet vetë. Nëse do isha unë në Elbasan bashkë me disa bashkëpunëtor të tjerë, nga 7 bashki të Elbasanit 6 janë të papërfaqësuar për herë të parë. Disa figura të tjera, Alesia Balliu, Doris Madhi e cila është mbesa e Arjan Madhit mbaruar në La Sapienza, në listë futën të tjerë pëfshirë

Nuk prisja të fitoja primaret sepse në raport me foltoren ka qenë në jokoherencë. Unë isha në Sicili as në Shqipëri jo”, tha ai.


Shtuar 26.03.2025 21:06

Tags: ,