Një aksident tragjik i ndërpreu ëndrrat 29-vjeçarit shqiptar Xhulio Marleci. Ai humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spital. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip Volkswagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë. Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Miqtë dhe të afërmit e tij kanë prekur me dedikimet në rrjetet sociale.
“Dua të të kujtoj gjithmonë kështu. Zemër flori, gjithmonë i disponueshëm dhe besnik për shokët. Do më mungosh Xhulio”, shkruan një nga miqtë e tij.
“Kam trajnuar kaq shumë fëmijë. Fillova t’i doja ditë pas dite në mënyra të ndryshme. Giulio Marleci e papranueshme të të humbas”, shkruan një tjetër.
“I dashur mik tani që je larguar… mbetet koha e kaluar bashkë që ne i dhamë kuptim, kohë që nuk matet me asgjë.”
“Xhulio Marleci, ne do të të kujtojmë si një luftëtar që luftoi gjithmonë me buzëqeshje, gjithmonë i gatshëm për të motivuar të gjithë në palestër me historitë e tij nga “kohët e tjera”.
Gjithmonë me një shaka gati për të na bërë të qeshim dhe gjithmonë me një fjalë ngushëllimi në xhep për miqtë e palestrës. Për ata që e njohën do të mbetet si kujtim në zemër dhe shpirt./Albeu.com