Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Fokus i diskutimeve ka qenë situata në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin rus që prej 24 shkurtit të vitit që lamë pas. Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Pak më parë ka lideri ukrainas ka postuar në Twitter se pjesë e bisedës me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës dhe mbështetjes për Ukrainën.
“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të paqes”, shkroi Zelenksy.
Had a phone call with ?? PM @ediramaal. Congratulated on the 30th anniversary of diplomatic relations between our states, noted the opening of ?? Embassy in Kyiv. Discussed the situation at the front, the importance of increasing security aid to ?? & support for our #PeaceFormula
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 13, 2023
Biseda telefonike mes Ramës dhe Zelensky u mbajt në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet të hapet e ambasada shqiptare në Kiev gjatë këtij viti. /albeu.com