Zelensky viziton Gjermaninë javën e ardhshme, pritet me nderime nga Scholz

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë për në Berlin më 13 maj, raporton gazeta gjermane Tagesspiegel.

Sipas raportit, kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë presidentin ukrainas me nderime ushtarake më 14 maj përpara se të fluturojë për në Aachen më vonë gjatë ditës për të marrë çmimin Charlemagne 2023.

Çmimi u krijua në vitin 1950 pas Luftës së Dytë Botërore dhe u jepet atyre, puna e jashtëzakonshme e të cilëve kryhet në shërbim të unitetit evropian.


Shtuar 3.05.2023 13:01