Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi sot shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, mandati i të cilit është zgjatur për një vit. Ai përshëndeti “përpjekjet e tij personale” në emër të Ukrainës, disa ditë përpara samitit të Aleancës në Vilnius, Lituani.
“Falënderova Jens Stoltenberg për përpjekjet e tij personale në mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Ukrainës”, tha Zelensky pas bisedës së tij telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
“Shpresoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të japë fryte.”/Albeu.com/