Zelensky u heq shtetësinë disa ish-politikanëve me ndikim: Pastrojmë vendin nga ata që janë krah agresorit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka hequr nënshtetësinë e disa ish-politikanëve me ndikim, ndërsa po përpiqet të trajtojë ndikimet pro-ruse në vend.

Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes së djeshme tha: “Sot firmosa dokumentet përkatëse për të hedhur një hap tjetër për të mbrojtur dhe pastruar shtetin tonë nga ata që janë në krah të agresorit”.

Sipas mediave shtetërore ukrainase, lista përfshin shumë politikanë të lartë nga zyra e Viktor Janukoviç, i cili shërbeu si president pro-rus i Ukrainës nga viti 2010 deri sa u hoq nga detyra në 2014.

Ukraina ka hequr shtetësinë ukrainase të një numri njerëzish dhe ka sanksionuar qindra individë dhe firma ruse dhe bjelloruse që nga shkurti i vitit të kaluar./albeu.com


Shtuar 5.02.2023 12:44