Zelensky: Sonte do të jetë një natë e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sonte do të jetë një natë e vështirë për Kievin.

Mediat raportojnë se ai deklaroi se ushtria ruse do të provojë ta marrë Kievin nën kontroll sonte.

“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë,” tha ai.

“Gjatë kësaj nate armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm.

“Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”.


Shtuar 26.02.2022 00:14