Zelensky: Rusia do të fajësojë të gjithë, vetëm për të justifikuar veprimet e saj në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai pret që rusët “do të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e tyre” në Ukrainë.

“Ata do të thonë se ka versione të ndryshme, është e pamundur të përcaktohet se cili prej atyre versioneve është i vërtetë. Madje do të thonë se trupat ishin, prej tyre gjoja u hodhën dhe të gjitha videot janë të inskenuara, por tani është viti 2022”, tha Zelensy ndërsa shtoi se “ne kemi prova bindëse se ka imazhe satelitore” që tregojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë sulmeve në Bucha, ne mund të kryejmë hetime të plota dhe transparente”.