Zelensky premton: Donbasi do të jetë sërish ukrainas, forcat tona do të fitojnë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”, pasi forcat ruse vazhdojnë të korrin  fitore në rajonin juglindor.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas “shumë të vështirë”.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të sjellë të gjitha vuajtjet dhe rrënimet në Donbas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet. Nuk ka alternativë tjetër”,  theksoi Zelensky. .

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pohoi gjatë një konference për shtyp të premten se Rusia po vazhdon të bëjë “fitime në rritje” në Donbas.

Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që t’i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për të kundërshtuar ofensivën ruse.

Ndërsa pranoi kërkesën e Ukrainës, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, theksoi gjatë konferencës së së premtes se “vendimet … nuk janë marrë ende”./albeu.com


Shtuar 28.05.2022 07:23