Zelensky në Buckingham Palace, takon mbretin Charles III

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dy udhëheqësit u fotografuan duke qëndruar së bashku teksa Mbreti mbante një audiencë me presidentin ukrainas.

Është hera e parë që monarku takon Zelenskyn.

Presidenti ukrainas u tha deputetëve më herët se ai do t’i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit./albeu.com


Shtuar 8.02.2023 15:54