Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Hungarisë që t’i bashkohet embargos së naftës ndaj Rusisë.
Kjo thirrje vjen pasi kundërshtimet hungareze që po pengojnë miratimin e paketës së fundit të sanksioneve të BE-së janë “të papranueshme”.
Thirrjen Zelensky e bëri gjatë një fjalimi në parlament, teksa është shprehur se Orban po vonon finalizimin e paketës së sanksioneve ruse, e cila përfshin një ndalim të blerjeve të naftës ruse nga deti.
“Nëse lajmi që mora dje është i saktë, se një shtet anëtar i Bashkimit Europian synon të bllokojë paketën e gjashtë të sanksioneve sepse patriarku Kiril është në listën e personave të sanksionuar është i papranueshëm. E kam kontaktuar kryeministrin hungarez Viktor Orban për t’i thënë se sjellja e tij nuk është diplomatike.Patriarku Kiril ishte në listën e zezë para takimit në Bruksel dhe 26 vende të tjera tani nuk mund të merren peng për këtë, nuk do të pranoj. Sanksionet janë të rëndësishmedhe unë e kisha thënë që në fillim dhe paqja ka një çmim për të gjithë ne”.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord në parim në fillim të kësaj jave për një paketë të gjashtë masash mbi agresionin rus në Ukrainës duke mbajtur jashtë Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë të cilat do të kenë akses në naftën ruse.
Rusia tashmë kontrollon pjesën më të madhe të Severodanetsk, ku luftimet e ashpra kanë nisur prej ditësh. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë përjashtuar tërheqjen nga qyteti në Lysychansk. Nëse forcat ruse kapin dy qytetet, atëherë ata do të kontrollonin të gjithë rajonin lindor të Luhanskut.
Pas një sërë humbjesh ushtarake në javët e para të luftës rreth kryeqytetit ukrainas Kiev dhe në veri-lindje, Rusia deklaroi se më pas do të fokusohej në kapjen e Luhanskut dhe Donbasit. Banorët e vendbanimit Rubizhne në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore po gjejnë burime me ujë dhe po fshihen në strehimoret e bombave ndërsa luftimet afër qytetit intensifikohen.
Forcat ruse gjatë natës bombarduan qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur një burrë. Ata thonë se një shkollë u godit gjithashtu në qytetin e dytë më të madh. Humbjet ushtarake në të dy rajonet në javët e para të luftës i kanë detyruar trupat ruse të tërhiqen nga një numër qytetesh dhe fshatrash që ata pushtuan fillimisht.
Hetuesit kanë kërkuar prova të krimeve të luftës të cilat dyshohen se janë bërë nga rusët, në blloqe apartamentesh në qytetin ukrainas të Kharkiv. Që kur Rusia filloi agresionin më 24 Shkurt, rreth 15,000 krime lufte janë pretenduar në të gjithë vendin.