Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u tha deputetëve izraelitë se Partia Naziste, e njohur si NSDAP, ishte nisur në Gjermani 102 vjet më parë më 24 shkurt, data e këtij viti kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse, ndërsa tërhoqi paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.
Ai thotë se pushtimi “nuk është një operacion ushtarak”.
“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore.”, tha ai.
Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.
“Ne qendrojmë, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi ai./albeu.com