Zelensky ftesë kancelarit gjerman: Eja në Kiev në “Ditën e Fitores” së Rusisë

Gjermanisë i është dashur të marrë disa vendime të vështira pas viteve të dialogut dhe bashkëpunimit me Moskën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të ndërmarrë një “hap të fuqishëm” dhe të vizitojë Kievin më 9 maj.

Kjo është data kur Rusia feston çdo vit fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

“Ai është i ftuar, ftesa është e hapur; ka kohë që është”, ka thënë Zelensky

Zelensky ka qenë më parë kritik ndaj Gjermanisë për rezistencën ndaj thirrjeve evropiane për ndalimin e energjisë ruse./albeu.com


Shtuar 6.05.2022 16:15