Pasi të kenë arritur kufijtë, do të fillojnë me “masa stabilizuese”, tha ai, teksa paralajmëroi se forcat ruse kishin lënë pas shumë mina dhe eksplozivë, “veçanërisht në objekte jetike”.
Ushtarët ukrainas do të ndihmohen nga policia, shpëtimtarët dhe punëtorët e energjisë, tha ai, ndërsa shtoi se “mjekësia, komunikimi, shërbimet sociale po kthehen sërish”.