Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po flet me politikanët britanikë në Dhomën e Përfaqësuesve përmes një video live.
Ai ka thënë deputetëve se u është drejtuar si qytetar, si president i një vendi të madhe me një ëndërr.
Zelensky ka krahasuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Ju nuk dëshironi të humbisni vendin tuaj kur nazistët donin t’jua merrnin,” thotë ai. “Dhe ju duhej që të luftonit për Britaninë.”
Ai thotë se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.
“Ganatimet nuk na thyen,” shton ai./albeu.com