Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në sallën e Kuvendit do të ulen 140 deputetë, prej të cilëve 72 do të jenë për herë të parë në këtë detyrë.

Njëra nga deputetet e reja është Zegjine Caushi, e cila do të përfaqësojë Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit.

Ajo është bërë e njohur gjatë fushatës elektorale, për batutat e saj humoristike me Gazment Bardhin e PD-së.

Teka po hynte në ambientet e Kuvendit, ajo ka dhënë një deklaratë të shkurtër përpara gazetarëve: “Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar”.


Shtuar 12.09.2025 10:38