“Zbutet” Rusia: Nuk do e sulmojmë Ukrainën

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është shprehur se Rusia nuk ka në plan të sulmojë Ukrainën.

Komentet ai i bëri këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, ku shtoi se nuk ka asnjë rrezik që Rusia të ndërmarrë veprime agresive.

Gjithashtu Ryabkov i ka bërë thirrje Perëndimit të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën dhe siguroi Shtetet e Bashkuara se nuk duhet të shqetësohen për stërvitjet e tyre ushtarake me Bjellorusinë.

“Jam i bindur se nuk ka rrezik për një luftë të gjerë në Evropë apo gjetkë. Ne nuk kemi ndërmend të ndërmarrim asnjë veprim agresiv, nuk do të sulmojmë, nuk do të godasim dhe nuk do të pushtojmë Ukrainën”, ka thënë Ryabkov.

Ryabkov ndër të tjera ka theksuar se kërcënimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është diçka që prek zemrën e interesave të sigurisë kombëtare të Rusisë.

Në të njëjtën kohë, zëvendësministri i Jashtëm rus i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë furnizimin me armë dhe çdo lloj mbështetjeje ushtarake të Ukrainës, pasi tha se “ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm për ne”.

Ryabkov siguroi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për stërvitjet e ardhshme të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shqetësohen.

Sipas Peshkovit, vonesa në fillimin e operimit të këtij gazsjellësi “dëm” jo vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë, por edhe për zhvillimin ekonomik të Evropës, ku kjo vonesë ka një ndikim negativ./albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 17:36