“Zbutet” moti, por në këto zona pritet të ketë reshje dëbore

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore. Por vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat malore, ku herë pas here do të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të pakëta dhe të izoluara bore.

Temperaturat vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë celsius deri në 16 gradë celsius.

Kosova: Masat ajrore të ftohta por të kthjellëta që kanë përfshirë prej ditësh të gjithë republikën e Kosovës do të vijojnë të kushtëzojnë motin, ku në një pjesë të mirë të vendit do ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut: Mbetet ndikimi i të ftohtit siberian mbi rebulikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura të ulëta dhe ngrica. Këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës dhe deri mëngjesi pasardhës./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 07:21