Me lodhjen dhe stresin e jetës së përditshme, gjumi bëhet një detyrë e vështirë për shumë njerëz.
Pak qumësht dhe një dush i ngrohtë mund t’ju relaksojnë dhe t’ju ndihmojnë të flini më lehtë nëse jeni të stresuar dhe keni pagjumësi.
Eksperti amerikan i gjumit, Dr. Andrew Weil, megjithatë i referohet një metode të re të bazuar në frymëmarrjen e duhur që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më lehtë! Teknika quhet 4-7-8 dhe garanton rezultate spektakolare nëse e aplikoni çdo ditë për një muaj.
Si ta aplikoni atë:
1. Nxirrni frymën me forcë përmes gojës, pa “mbytur” asnjë tingull.
2. Më pas, mbyllni gojën dhe merrni frymë përmes hundës, duke numëruar mendërisht deri në katër.
3. Mbajeni frymën dhe numëroni deri në shtatë.
4. Më pas, nxirreni përsëri përmes gojës, duke numëruar deri në tetë.
Këto katër hapa janë një cikël i plotë i frymëmarrjes. Pasi të keni mbaruar, thithni përsëri dhe përsërisni procesin e mësipërm të paktën tre herë.