Zbulohet sot kabineti i ri qeveritar, Rama ndan foton nga zyra në Kryeministri: Shihemi në 11:00

Këtë të enjte, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë listën e emrave që do të jenë pjesë e ekzekutivit të tij në këtë mandat të katërt qeveritar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto nga zyara e tij në Kryeministri, ndërsa krahas fotos shkruan: “MIRËMËNGJES 😊 Shihemi në 11.00″.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e qeverisjes së 4 viteve të ardhshme dhe sfidat me të cilat do të përballet ajo, prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Shtuar 11.09.2025 08:24