Siç kemi raportuar dhe më herët, mbrëmjen e djeshme në Sarandë kanë mbetur të plagosur me thikë dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç (vëllezër). Ata u goditën nga Ibrahim Duda, 43 vjeç.
Mësohet se shkak i zënkës ka qenë shtypja e qenit të Ibrahim Dudës nga të rinjtë. Ky i fundit, emër i njohur për policinë, ka shkuar në kreperinë ku ata ishin duke ngrënë dhe i ka goditur.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se 18-vjeçari ka marrë 3 plagë në trup dhe ndodhet për mjekim në Tiranë, ndërsa djali tjetër ka marrë një plagë në dorë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com