Policia e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në gjithë qarkun në kuadër te planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”.
Goditet që në fazë fillestare, një rast tjetër i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.
Blutë e Shkodrës kanë zbuluar një serë të përshtatur për kultivimin në kubikë dhe kanë gjetur 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Smajl Ceka, 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.
Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.
Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Albeu.,com.