Zbulohet sasia e tritolit që shpërtheu në biznesin e Noizyt, çfarë thonë hetimet paraprake (VIDEO)

Një sasi me lëndë plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në biznesin e Noizyt në Durrës. Sasia e tritolit që ka shpërthyer llogaritet të jetë rreth 150-200 gram. Në këtë përfundim ka dal grupi i hetimit i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për mbledhjen e provave.

Në dëshminë e tij në polici, vetë Noizy është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, përveç se me Kleviol Ahmetajn, i arrestuar nga policia pas konfliktit dy ditë më parë me këngëtarin.


Shtuar 8.06.2022 10:13