Zbulohet pse nisi përplasja e komisionerëve në Tiranë, prezente edhe Oriola Pampuri

Te shkolla 1 maji ku po numërohen kutitë e votimit të njësisë 30, në Tiranë, ka ndodhur një përplasje fizike mes komisionerëve dhe të pranishmëve aty.

E pranishme ka qenë edhe kandidatja e PD-së në këtë zonë, Oriola Pampuri. Ajo ka reaguar pas ngjarjes, duke thënë se janë shkelur rregullat brenda në sallë.

“Shkelën rregullat brenda në sallë. Në momentin e rinisjes së numërimit, brenda u paraqiten persona me një listë të cilet e paraqiten te dera e shkollës. Ndërkohë që brenda u paraqiten dy persona me badgen e KQZ. Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD-së së bashku me të afërmin e tij duke krijuar atmosferë dhunë brenda, ndërkohë që pyetëm kush ishin kërta persona, ata nuk i njihnin. Ata janë persona të paautorizuar. Deri në këto momente janë të paidentifikuar. Kallëzimi është bërë nga djali që u dhunua. Më thonë që janë dhunuar dhe djem të tjerë nga PD-ja. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe më pas i dhunuan. Unë kam qenë gjithë kohës brenda, në atë moment pashë që u dhunuan”, tha Pampuri.

Shkak i përplasjes ka qenë ndërprerja e numërimit të votave, ku fillimisht kishte debat mes komisionerëve dhe më pas situate agravoi në sherr fizik.

Ata janë goditur me njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe më pas kanë përdorur dhe karriget.

Tashmë situata është neautralizuar, ndërsa 7 persona janë shoqëruar në komisariat./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 23:19