Është finalizuar me sukses operacioni “Dobrenja” ku ka rënë në pranga dy shtetas, A.P, 41 vjeç dhe D.H, 36 vjeç per tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacioni janë sekuestruar fara cannabi dhe 1 armë gjahu me disa fishekë. Po ashtu është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit.
Njoftimi i Policise:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.
Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë
Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.