Zbulohet dosja! Si u përgjuan familjarët e Belegut pas zhdukjes

“Me qëllim marrjen e të dhënave për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij rrëmbimi por dhe për të përcaktuar vendndodhjen e personit të zhdukur shtetasit Eduart Belegu është e nevojshme të vëzhgohen dhe përgjohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin në banesën e shtetasit Eduart Belegu”.

Për të paktën 15 ditë, oficerët e terrenit mbanin në vëzhgim vilën e Belegut në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” dhe lëvizjet e të afërmve të tij.

Në një tjetër dokument, autorizohen oficerët e Policisë Gjyqësore të përgjojnë edhe bisedat telefonike të bashkëshortes së Eduartit.

“Nga tërësia e provave rezulton e domosdoshme qe te pergjohen te gjitha permbajtjet e bisedave hyrese dhe dalese te numrave telefonik celular të mësipërm. Nga bisedat hyrëse e dalëse të zhvilluara në këto numra telefoni mund të identifikohet jo vetëm vendndodhja e pengut por dhe autorët e mundshëm të kësaj vepre penale”.

Në atë kohë, ka reaguar ashpër edhe i ndjeri Dritan Prifti. Ai akuzoi rëndë policinë se po i shmangej të vërtetës dhe veprimeve hetimore që të çonin tek zbardhja e ngjarjes.

“Policia, edhe sot, familjes së tij i thotë na thoni ku ka shkuar Belegu. Policia dhe prokuroria nuk e ka marrë në asnjë rast seriozisht denoncimin tim publik se zoti Bejlegu është zhdukur nga të tjerë dhe jo vetë. Më vjen shumë keq që drejtësia nuk ka vepruar”.

“Shumë shpejt u kalua në kundërsulm duke thënë që u vet zhduk se ka problem, kishte në fakt problem ishte arrestuar, besoj që ishte lojë e polcisë për mos krijuar imazh të keq të vetja e për ti thënë popullit mirë bëri që iku se kriminel, etj etj, e njëjta histori që përsëritet”, u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

“U përdorën mjete dhe metoda shumë teknike hetimi, operative dhe gjurmuese që ishte me miratim të gjykatës për të shmangur këtë pistë, si të thuash edhe për të vënë para përgjegjësisë vetë policinë për ti thënë që nuk është zhdukje qëllimshme, atëherë hajde të vijojmë me verisonet e tjera, mbaj mend që edhe kjo pistë na mori shumë kohë por u arrit që u rrëzua si pistë”, u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci./tch


Shtuar 8.11.2022 23:36