Pas pesë muajsh hetimesh, në Tiranë është goditur një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike. Policia njofton se janë identifikuar 44 persona, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre, ndërsa 6 persona janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht: -K. R., 29-vjeç; K. B., 22-vjeç; F. H., 33-vjeç; D. S., 48-vjeç; A. L., 22- vjeç; A. Rr., 52-vjeç; R. L., 26-vjeç; O. G., 36-vjeç; A. C., 30-vjeç; K. Z., 32-vjeç; A. D., 23-vjeç; E. Z., 26- vjeç; K. B., 25-vjeç; F. D., 42-vjeç; F. M., 50-vjeç; K. D. (M.), 29-vjeç; B. B., 18-vjeç; I. P., 24-vjeç; A. H., 31-vjeç; F. M., 26-vjeç; R. D., 25-vjeç; M. M., 23-vjeç; L. T., 18-vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17-vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21-vjeç dhe H. Z, 18-vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30-vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25-vjeç; B. A., 27-vjeç; R. S., 27- vjeç; Sh. K., 61-vjeç; A. N., 26-vjeç; dhe G. P., 30-vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
