Policia shkencore nuk i ka mbyllur ende ekpertizën për dhjetra armë të bllokuara e sekuestruara në javët që lamë pas, në dy bazat e municioneve në kryeqytet. Sipas ekspertëve të kriminalistkës, dyshohet se këto baza përdoreshin për të furnizuar grupet kriminale.
Për këtë shkak grupi hetimor është duke kryer verifikime dhe po kqyr telefonin e Eno Papës, i arrestuar si personi që kishte marrë me qera garazhin tek Liqeni i Thatë, ku u gjendën edhe armët e sofistikuara.
Kqyrja dhe analizimi i telefonit të tij, po bëhet me qëllim për të parë personat që ai ka komunikuar sëfundimi, të cilët mund të jenë posedues apo edhe porositës të këtyre armëve.
Kjo për shkak se përpara hetuesve, 27-vjeçari ka thënë se garazhin e ka marrë për llogari të një mikut të tij, dhe se nuk kishte dijeni për armët. Për këtë shkak edhe pse i riu nuk e ka treguar emrin e këtij perosni, grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e tij.
Sipas burimeve pas armëve fshihen personazhe të njohur të botës së krimit, ku autoritetet bëjnë me dije se për dy depot e armëve të zbuluara tek Liqeni i Thatë dhe në zonën e Kasharit, nën akuzë pritet të vihen persona të tjerë si të implikuar. Ndërkohë që pritet edhe përgjigja e ekspertizës, për të parë nëse këto municione janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale./albeu.com