Zbulohen bisedat sekrete të një politikani të lartë në SKY, me kë ka folur?

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detaje të tjera nga dosja e famshme e aplikacionit SKY eç, teksa thotë se aty janë gjetur edhe biseda sekrete, të sikletshme, edhe të një politikani të lartë shqiptar si edhe të një ish-prokurori.

Karamuço shprehet se gjithçka është në dosjen e SPAK, ku duhet pritur edhe pak se çfarë do të dalë nga hetimi.

SKY eç është një aplikacion që ofronte komunikime të enkriptuara, i cili përdorej me pagesë vjetore kryesisht nga grupet kriminale për të dërguar mesazhe me njeri-tjetrin. Më pas aplikacioni u mor në përdorim edhe nga politikanë, policë, prokurorë, gjykatës etj., të cilët flisnin me grupet kriminale.

Aplikacioni u thye nga policia franceze dhe belge dhe tashmë komunikimet nga përdoruesit shqiptarë janë në duart e SPAK.

Pyetja në rastin në fjalë është se me kë kanë folur politikanët shqiptarë? Nga zbulimi i një pjese të bisedave doli se krerë të Lartë të Policisë së Shtetit flisnin me grupe kriminale duke e vënë trupën policore në shërbim të tyre. /albeu.com


Shtuar 22.08.2023 19:22