Zbardhen të tjera detaje nga dosja e Korçës, ku avokatët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit.
Pas bisedës që Kozici zhvilloi me Nikolla Hafësllarin, edhe bashkëshortja e tij bisedoi me Hafësllarin. Në një komunikim me kode, ajo pyet nëse “ka dërguar ndonjë letër”. “Ia kanë dhënë Dashin, e paska dërguar, po pres furgonin që vjen tani”, përgjigjet Hafësllari.
Pjesë nga përgjimet:
Hafësllari: Mbase duhet të tregojë ndonjë gjë, di unë! Ja, tashi po pres
82***355: Ahh, ka dërguar kshu… ndonjë letër
Hafësllari: Mbas Dashit, ere eh kshu, ndonjë letër
82***355: Ah ku? Me furgon?
Hafësllari: Po me Dashin bre, atij ja kanë dhënë. Kishte vajtur në zyra ai, di unë, kishte takuar atë, ja… paska dërguar, si s’më the i thashë unë, vinja unë
82***355: Kuuu??
Hafësllari: Po vjen me furgon, tashti atë pres
82***355: Ehhh çar thua
Hafësllari: Ehh, po ashtu merëm për një gjysëm ore, të ke…
82***355: Hajd hajd, të marr unë
Hafësllari: Ke kohë
Pas takimit, në 5 janar 2023, Nikolla Hafësllari telefon shtetasen Dajana Kodra. Biseda mes tyre:
Kodra: Po, imi!
Hafësllari: Ehh, tashi e mora porosinë! Faleminderit shumë! Po unë kur duhet të vij? Pastaj apo nesër në mëngjes?
Kodra: Eh po hëë, kur thua ti?
Hafësllari Po më thuaj edhe ti, prandaj
Kodra: Po hajde nesër në mëngjes
Hafësllari: Ehh mirë, mirë të vij
Kodra: hajde nesër… në ç’orë do vish nesër
Hafësllari: Në Korçë, që në mëngjes do të vij
Kodra: Okej mirë
Hafësllari Hajde mirupafshim atëherë
Kodra: Hajt, pafshim