Gazetari i ABC Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e një polici të Operacionales gjatë ditës së sotme.
Ai u arrestua me akuzën se kishte mbrojtur Ervis Martinajn duke e lëvizur me makinë teksa SPAK e kërkontje në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Hoxha kujton një episod kur sipas tij Ervis Martinaj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kishte në listëpagesën e tij për gjashtë shefa komisariatesh të Tiranës.
Sipas Hoxhës, Martinaj në atë kohë ishte pronar i një kompanie të fuqishme bastesh në Shqipëri dhe i përdorte forcat e rendit për mbrojtje.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës:
Asgje e re, nga ngjarja ne perendim te Shqiperise..
Sot, beri shume zhurme, arrestimi i nje efektivi te Forces se Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka sherbyer si truproje apo shofer i “mbretit te lojerave te fatit” ne Shqiperi, Ervis Martinaj…
Per ata qe e kane njohur Martinajn, ky fakt nuk perben asnje çudi.
Sa per ilustrim po sjell nje episod ne vitin 2015, pak kohe pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrezise”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kunderta.
Moderatori i News24, me kishte ftuar ne rubriken “Opinion”, qe transmetohej live, çdo pasdite ne oren 17:00.
Gjate bisedes po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policine, jo vetem qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe per ta kthyer ne nje bashkepunetore ne luften kunder grupeve rivale…
Ne nje moment moderatori me pyet, se deri ne cfare niveli shkonte ky korrupsion dhe si behej pagesa?!
Po te sjell vetem nje detaj,-i thashe.
Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mesuar se 5 prej tyre, marrin nje shperblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga nje kompani bastesh, qe kontrollon tregun e lojerave te fatit ne vend dhe ka lidhje te forta me boten e krimit.
Kjo tarife u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnje kontakt ose bashkepunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumefishon pagesen ne varesi te kontributit qe jep.
Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetem te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.
Ne ate moment moderatori me pyet:
Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetem 5 prej tyre jane ne borderone e kompanise se lojerave te fatit???!!
I gjashti, i thashe, nuk e ka marre akoma emerimin, eshte vetem i komanduar dhe nuk e di nese e kane futur ne listepagese…
Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjeter e telefonit, me foli nje person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.
“E ndoqa me vemendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasakte”,-me tha.
I zene ne befasi, pasi e njihja mire kush ishte, cfare perfaqesonte dhe nuk e prisja te me merrte vete ne telefon, i them: ku isha i pasakte?!!
“Degjo-me tha,- edhe ai i gjashti, eshte ne listepagese”….
Prandaj, nese diku, apo dikur, do te gjentet listapagesa qe Vis Martinaj, u ka bere zyrtareve te larte te shtetit, drejtuesve te policise, prokuroreve ose gjyqtareve, nepermjet kompanive te tij te lojerave te fatit, do te habiteshin edhe specialistet me te mire te Ministrise se Financave, se sa rigoroze dhe e sakte ka qene e perpiluar…./albeu.com/