Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar {Policinë për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në shëngjin.
Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojnë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.
Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë “, shkruan ai.
Policia e Shteti përmes një deklarate për mediet pasditen e sotmë bëri me dije se ka shpallur në kërkim 6 personat e përfshirë në ngjarje.
Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shtetasit Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Ndërkohë autori i vrasjes dyshohet se është portugezi Ruben Saraiva.
Nga ana tjetër dyshohet se, Edmond Haxhia, është porositësi i vrasjes. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues i krimit.
Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës./Albeu.com.