Ditën e sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025, kryeministri Edi Rama, mblodhi në Kryeministri drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.
Takimi vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.
Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren, duke shkuar në zonat e tyre.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, do të jetë prezent në parlament nesër për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për skandalin e mbetjeve.
Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administratën dhe Antikorrupsionin.