Zbardhet takimi i Berishës me deputetët britanikë, kreu i PD: Duan të asgjesojnë opozitën, vota e diasporës kyçe për ndryshimin në Shqipëri

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është takuar me disa deputetë konservatorë britanikë, ku u ka shprehur atyre shqetësimin, sipas tij, të keqqeverisjes.

Zyra e shtypit të PD ka zbardhur diskutimet mes zyrtareve, ku ndër të tjera thuhet se Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike, për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.

Po ashtu, Berisha theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

Njoftimi i PD:

Kryetari i PD Sali Berisha priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë Andreë Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.

Temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve. Berisha informoi deputetet britanike per përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe per shpopullimin drastik te vendit si dhe luften frontale per asgjesimin e opozitës.

Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.

Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.


Shtuar 31.01.2025 11:23