Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnatës së sotme në Berat, ku mbeti i plagosur 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi).
Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.
Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark.
“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,- njoftoi policia.
