Ylli Tafili, 51 vjeç ndërroi jetë vitin e kaluar më 18 gusht 2022 në Kurbin.
Ai kishte rënë në një kanal dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Teksa ka kaluar një vit nga ngjarja e rëndë, policia ka arrestuar një 59-vjeçar.
Mësohet se 59-vjeçari kishte debatuar me Tafilin dhe ky i fundit ishte rrëzuar në kanal.
Pas debatit, personi i arrestuar ditën e sotme, ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kishte ndihmuar.
/Albeu.com/