Zbardhet mesazhi i PD për strukturat para protestës kombëtare: S’duhet të ndalemi derisa ta rrëzojmë

Një ditë para protestës së radhës kombëtare, Partia Demokratike, ka përcjellë një mesazh për strukturat e saj, duke kërkuar pjesëmarrje në tubimin kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe skandaleve që e kanë përfshirë.

PD thekson se kreu i qeverisë është tashmë i izoluar nga faktori ndërkombëtar dhe se është detyra e qytetarëve për t’i dhënë “goditjen” e fundit.

Ndaj, thuhet në mesazh, të gjithë duhet të marrin pjesë në protestën që pritet të nisë në orën 18:00 përpara kryeministrisë të dielën.

“Të dashur demokratë: Edi Ramë është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18:00, në Bulevard”, thuhet në mesazhin e PD.

 


Shtuar 21.03.2026 11:43