Konferenca e Kryetarëve që u shty dy ditë më parë, do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00.
Ndërkaq, është zbardhur edhe marrëveshja mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit, e arritur në Konferencën e Kryetarëve.
PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në Kryesin e Kuvendit, teksa do të ketë diskutime për komisionet hetimore.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”