Del fotografia e 30 vjeçarit i cili plagosi ditën e sotme të dashurën 20-vjeçare ditën e sotme në Vlorë.
Bëhet fjalë për Fadil Likaj, që udhëtoi nga Shkodra në Vlorë për tu sqaruar me të dashurën, e cila kishte vendosur të ndahej. Fadil Likaj 30 vjeç sa duket nuk e ka pranuar dot refuzimin e 20 vjeçares nga Berati.
Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me një plumb pistolete vajzën K.Z, duke e lënë të plagosur atë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku një djalë ka plagosur me armë zjarri një vajzë e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët e shumtë tregojnë se autori ishte i ulur në lokal. Pak minuta më pas ka mbërritur vajza. Debati mes të dyve ka nisur menjëherë.
Mësohet se Likaj e ka tërhequr zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën. E ka qëlluar me një plumb afër kokës. Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën./albeu.com