Zbardhet emri i autorit të ngjarjes te Liqeni i Thatë. Raportohet se autori i arrestuar, është 31-vjeçari Imer Krrashi.
Ndërkohë, policia bën me dije se 31-vjeçari ka tentuar arratisjen, pasi blutë i kanë bërë shenjë të ndalojë sepse do t’i nënshtrohej një kontrolli.
“31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital”, njofton policia.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.