Zbardhet dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pse policia nuk e parandaloi ngjarjen e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit vendosi një ditë më parë dhënien e masës arrest shtëpie për dy drejtuesit e Policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, si dhe pezulloi nga detyra 6 efektivë të tjerë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, për ngjarjen e 21 Prillit të vitit 2021, ku mbeti i vrarë mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, si dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre dhe një oficere.

ABC ka siguruar dosjen e plotë hetimore, ku theksohet se edhe pse të pranishme në vendngjarje, forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili u qëllua nga një prej badigardëve të Partisë Demokratike.

Ndërkohë në dosje theksohet se dy drejtuesit e lartë të policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palal kanë dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen.

Masa arrest shtëpie është dhënë për Albert Nushin i cili mban detyrën e zv.Drejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë e Policisë së Beratit, si dhe për Nikollaq Pallën, i cili aktualisht mbante detyrën e Shefit të Sallës së Komandimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Gjithashtu që janë pezulluar nga detyra edhe 6 efektivë të tjerë.

Njoftimi:

Ne kuader te procedimit penal numer 477 te vitit 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendim numer 503 date 24.06.2022 ka vendosur masat e sigurimit personal ate te arrestit ne shtepi per punonjesit e policise:

Drejtues Albert Nushi, aktualisht me detyre Zv Drejtor per Rendin dhe Sigurine Publike ne DVP Berat.

Kryekomisar Nikollaq Palla, aktualisht me detyre Shef i Salles se Komandimit ne DVP Elbasan.

Si te dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorimi i detyres” dhe “deklarimi i rreme para oficerit te policise gjyqesore”

Po keshtu gjykata ka vendosur masen e sigurise pezullimi i nje detyre apo sherbimi publik per punonjesit e policise :

Inspektor Dedjon Duraku

Indpektor Pellumb Biçaku

Inspektor Erjon Balla

Inspektor Erjon Meçja

Inspektor Donald Dedja

Inspektor Besmir Kadilli

Per vepren penale shperdorim detyre dhe deklarim te rreme para oficerit te policise gjyqesore.