Zbardhet dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt: Çfarë diskutova me Naim Murselin…

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur opinionin publik në Kosovë, por edhe më gjerë, pasi autori kryesor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili ka paguar për të hequr qafe gruan.

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga vrasja makabre, si dhe ka arritur të zbardhë dëshminë e vëllait të viktimës, Leonard Ademajt.

Vëllai i viktimës tha se u habit fillimisht nga lajmi se ishte arrestuar i kunati, Naim Murseli. Më tej ai u shpreh se babai i kishte thënë se “Naim Murseli po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”.

“Ne i thamë “Pse nuk na hap telefonin se ne të kemi thirrur. Tha telefonin nuk e kam unë, telefonin ma kanë vjedhur. Po si ne po të thirrnim, telefoni po bie dhe po na e mbyll dikush…tha “jo, numrin tim me gjithë telefon ma kanë marrë hajnat”.

Dhe i thamë “jo duhet me thirr policinë me i thënë që numri është i hapur”.

Atë natë kur ne ishim në Prishtinë dhe kryem ceremoninë mortore erdhëm në shtëpi sepse kishim mysafirë nga gjithë vendi. Dikur Naimi tha: “Dua ti marr fëmijët sepse fëmija ishte këtu te ne. Dhe erdhi këtu e ndenji, ka ndenjt’ ndoshta gjysmë ore-1 orë. Ja bëmë gati fëmijët me i marr. Sepse të nesërmen tha, pas ditës së varrimit në ora 8 më ka kërkuar hetuesia me i marrë në pyetje fëmijët. Atë natë nga këtu Naimi ka marrë fëmijët e ka shku në Prishtinë.

Në orën 2 e morëm ne motrën tonë për me e çu në varreza, shkuam te varrezat e çuam ne dhe e varrosëm nga ora 2, pasi e varrosëm, na thanë me ndejt aty deri pas darke nga ora 5. Pasi u krye varrimi, diku nga ora 3, deri nga ora 2.30-3 prindi im dhe vëllai më tha që “Mere mamin, gruan e familjarët e me shku në shtëpi” se mbase ata e kishin kuptu’ rastin ….

Pasi mbërritëm në shtëpi këtu sa kena hyrë babai tha që “Më ne nuk duhet të shkojmë atje sepse po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”. Pas 5 minutash qarkulloi në lajme që ishte arrestuar Naim Murseli dhe ne u habitëm.”, ka rrëfyer vëllai i Liridonës, Leonrad Ademaj.


Shtuar 6.12.2023 20:25