Policia e Tiranës pavarësisht se nuk ka prova, ka krijuar bindjen se shënjestër e sulmit me armë zjarri dy ditë më parë në Lundër, nuk ishin 4 personat që po lëviznin me automjetin “Gclass”.
Kjo bindje përforcohet akoma dhe më shumë nisur edhe nga deklarimet e marra, por edhe nga informacionet të siguruara mbi babain e dy fëmijëve të mitur që si pasojë e plagëve, janë nisur drejt Romës për mjekim të specializuar.
Për të zbuluar mbi shënjestrën e sulmit hetuesit, kanë nisur me verifikimin e automjeteve “G-Class” pronarët e të cilëve jetojnë në zonën rezidenciale të Lundrës.
Ky hetim do të konsistojnë në marrjen në pyetje të këtyre personave, që në atë orë mund të kenë frekuentuar atë segment rrugor.
Me anë të kësaj metode, policia po përpiqet të sigurojë indicie që të çojnë drejt një prove të mundshme.
Burimet thanë se ndjekja fatale ka filluar prej rrethrrotullimit të Shkozës, ku në atë vend dy autorët kanë vënë në jetë planin e tyre.
Shoferi i familjes që po drejtonte “G-Class”-in, ka pikasur motorin në fjalë, por nuk i ka vënë rëndësi kjo edhe për shkak të reshjeve të shiut.
Pasi qëlluan me armë drejt mjetit, autorët janë larguar në drejtim të paditur e ndërsa dyshohet se motorin e kanë fshehur, pasi ende nuk ka informacione për djegie të tij.
Marrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka filluar për gjatë gjithë zonës.
Një tjetër pistë ku policia po i përqendron hetimet, është edhe tek sulmi i mundshëm ndaj gruan se Roan Brahimit babai i të cilit u vra rreth 40 minuta para sulmit më armë në Lundër.
Kjo për shkak se edhe ajo vetë jeton në zonën rezidenciale të Lundrës, por nga verifikimi i policisë rezulton se ajo ka në përdorim një “Audi” dhe jo “G-Class”.