Ditën e sotme rreth orës 12:55, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas informacioneve policore, 30-vjeçarja (shtetase e huaj), është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë.
Sipas uniformave blu, 30-vjeçarja kishte disa ditë që kishte marrë banesën me qira.
Dyshohet se shtetasja e huaj, është vrarë disa ditë më parë në banesë.