Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz. Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.
Gjithashtu, theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë e kësaj çështje.
Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, si autorë të dyshuar të vrasjes.
Policia e Elbasanit, njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës), si dhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

