Zbardhen detaje nga takimi Noka-Meta/ Gazetari: Çfarë do të ndodhë javën e ardhshme

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, Ilir Meta, në konferencën për mediat foli për takimin që ka pasur me Flamur Nokën.

Gazetari Osman Stafa, ka zbardhur detaje të tjera nga takimi, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mesa duket PD dhe PL do të firmosin një marrëveshje.

Në këtë marrëveshje, do të ketë një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive dhe bëhet fjalë për listat e mbyllura, ku pritet të kandidojë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qarkun e Tiranës.

“Në fokus ishin zgjedhjet e 2025 për modalitetet që do përcaktojnë këto dy parti aleate për mënyrën si do hyjnë në zgjedhje. Sipas burimeve pritet një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive, ku pritet që të jenë edhe aleatë të tjerë pjesë e këtyre listave. Bëhet fjalë për listat e mbyllura. Meta ka deklaruar se do jetë kandidat i opozitës në qarkun e Tiranës dhe pritet të jetë në listat e mbyllura të PD në qarkun e Tiranës. Ajo çfarë po diskutohet është që kjo dakordësi të mbyllet shumë shpejt është sa dhe si do të jetë numri i deputetëve që do të jetë në listat e opozitës. Këta kandidatë që do dakrodësohen nuk do jenë pjesë e primarëve që PD do të mbajë në vijim”, tha gazetari.

Po ashtu, pritet që javën e ardhshme të ketë një tjetër takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, për të mbyllur ndoshta marrëveshjen e parashikuar.

Gjithashtu, PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Ai shtoi opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.


Shtuar 24.09.2024 14:25

Tags: , ,