Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz, lënda plasëse u vendos në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:55 të natës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin e ndodhur, ku sipas informacioneve, bëhet me dije se banesa ku ndodhi shpërthimi, i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij.

Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shtuar 19.09.2025 08:01