Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë, vajza u qëllua brenda një hoteli

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës, por mësohet se ajo është studente.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 14.02.2026 08:19