Zbardhen detaje nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Edmond Mehalla në Elbasan/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë

Policia e Elbasanit, ka zbardhur dinamikën e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe me emrin Mondi Mëhalla.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se sapo biznesmeni 43-vjeçar, ka dalë nga zyra dhe ka hyrë në makinë e tij Range Rover, autorët me makinën Audi i afrohen.

Raportohet se njëri prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar Mehallës, duke e qëlluar me pistoletë. Ndërsa personi tjetër që kishte rolin e shoferit ka qëndruar në mjet.

Kamerat e sigurisë kamë zbuluar po ashtu se autorët kanë lëvizur edhe disa herë të tjera përgjatë zonës, pasi duket se kanë pasur dijeni të plotë për objektivin e tyre që ndodhej në karburant.

Pasi vranë Mehallën, autorët u larguan me makinën Audi drejt Librazhdit dhe në fshatin Mirakë dogjën mjetit, brenda të cilit nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.

Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43-vjeçari Mehalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor.

Policia ka mbledhur prova të rëndësishme në vendngjarje që pritet të çojnë në zbardhjen e vrasjes.


Shtuar 1.12.2025 11:55