Lidhur me këtë aksion i zhvilluar në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë zbardhur detaje të reja.
Mësohet se Prokurorët e SPAK, i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve, kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.